Sulm në Gjermani: 11 të vrarë

  • 20 February 2020 - 08:24
Sulm në Gjermani: 11 të vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Gjermani. Një i dyshuar ka qëllua për vdekje 11 persona

Rreth orës 01:00 në qytetin Hanau të landit Hessen në Gjermani një person ka shtënë me armë zjarri në disa lokale të natës, duke vrarë 11 persona.

Policia gjermane pas disa orëve e ka gjetur sulmuesin të vrarë në një banesë.

Ende nuk dihet nacionaliteti i sulmuesit.

(Kosova Sot Online)