Kurti pranon urime nga homologu slloven, Šarec

  • 20 February 2020 - 10:06
Kurti pranon urime nga homologu slloven, Šarec

Kryeministri Kurti  ka pranuar urime nga kryeministri slloven, Marjan Šarec, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë letër urimi, kryeministri slloven ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional.

“Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional, përparimit dhe stabilitetit, gjithmonë në të mirë të popullit të vendit tuaj. Më lejoni gjithashtu të riafirmoj mbështetjen e Sllovenisë lidhur me përpjekjet tuaja për të përparuar në rrugën drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në urim.

(Kosova Sot Online)