Mustafa shpreson që Grenell do të vazhdojë të merret me Kosovën

  • 20 February 2020 - 10:59
Mustafa shpreson që Grenell do të vazhdojë të merret me Kosovën

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e ka uruar të dërguarin special për dialog me Richard Grenell, për emërimin e tij në krye të Inteligjencës Kombëtare.

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka emëruar Grenellin ushtrues detyre si Shef i Inteligjencës Kombëtare. Trump në vitin  2019 ia besoi Grenellit ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë.

Mustafa i kërkon atij që të vazhdojë të merret me Kosovën dhe me proceset e tjera që ka nisur.

“Përgëzime Richard Grenellit, që u emërua nga Presidenti Donald Trump ta drejtojë Inteligjencën Kombëtare. Jam shumë i bindur që do të vazhdoni të drejtoni procese të rëndësishme për Kosovën, përfshirë planet tuaja për zhvillim ekonomik dhe dialogun” , ka shkruar Mustafa në Tëitter.

Grenell, që llogaritet si një nga njerëzit më të besueshëm të Trumpit, është ambasador i SHBA’së në Gjermani.

(Kosova Sot Online)