Ja kush e thotë: Ministria e Drejtësisë të niset urgjentisht në “gjah” ndaj noterëve të PAN-it

  • 20 February 2020 - 11:48
Ja kush e thotë: Ministria e Drejtësisë të niset urgjentisht në “gjah” ndaj noterëve të PAN-it

“Unë dua të besoj që jo rastësisht, por shumë seriozisht e ka thënë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se ky proces duhet të kthehet në pikën zero, duke u zotuar dhe duke premtuar që procesi i noterisë i zhvilluar nga PAN-i të anulohet pikërisht pse janë në pyetje ato dy shqetësimet që janë theksuar vazhdimisht edhe nga organizata ta pa varura të shoqërisë civile, sikur që ka të bëjë me fitimin e të drejtës individuale, që ju është pamundësuar kandidatëve pa lidhje me politikën, e të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë, por kanë mbetur jashtë listave”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu e vlerëson si qasje serioze dhe veprim të qëlluar në funksion të fillimit të pastrimit të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, paralajmërimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se gjatë kësaj jave do ta anulojë tërësisht procesin e noterisë.

Guraziu thotë se ky fillim i ballafaqimit të Ministrisë me shkeljet ligjore dhe infiltrimin e njerëzve të politikës në këtë strukturë, sidomos nga PDK-ja si flamurtare e PAN-it, do të jetë një goditje serioze dhe fillim i shthurjes së rrjeteve kriminale e mafio-politike të instaluara në sistemin e drejtësisë në vend.

Image
Ragip Guraziu

“Dua të besoj që ky tash është vetëm fillimi. Sigurisht që kthimi i procesit të noterëve në pikën zero do të jetë goditja e madhe e parë ndaj PDK-së dhe ish qeverisë së PAN-it, kur dihet se Abelard Tahiri e kishte mbështetur këtë proces edhe më parë, duke ndihmuar militantët e PDK-së që të kalojnë provimin për noterinë. Kosova është në fazën më delikate kur duhet pa tjetër të fillon pastrimi i sistemit të drejtësisë, e kjo ka të bëjë edhe me pastrimin e njerëzve të kësaj fushe e cila është cilësuar dhe vlerësuar 100% e politizuar”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu tha për “Kosova Sot Online” se në të ardhmen, me rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve në të kaluarën e PAN-it, nuk do të ketë anime dhe ndikime politike, por vetëm vlerësim real profesional.

“Unë dua të besoj që jo rastësisht, por shumë seriozisht e ka thënë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se ky proces duhet të kthehet në pikën zero, duke u zotuar dhe duke premtuar që procesi i noterisë i zhvilluar nga PAN-i të anulohet pikërisht pse janë në pyetje ato dy shqetësimet që janë theksuar vazhdimisht edhe nga organizata ta pa varura të shoqërisë civile, sikur që ka të bëjë me fitimin e të drejtës individuale, që ju është pamundësuar kandidatëve pa lidhje me politikën, e të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë, por kanë mbetur jashtë listave. Është vërtetë për tu shqetësuar kur nga ministrja konfirmohet se si brenda asaj liste ka edhe të tillë që e kanë kaluar provimin me meritokraci, por ka prej atyre personave që e kanë kaluar provimin edhe me baza nepotiste familjare, partiake, prandaj duhet që të ndalet një proces i tillë i komprometuar i noterisë”, deklaron Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)