Klubi i Prodhuesve nënshkruan kodin e bizneseve kundër korrupsionit

  • 20 February 2020 - 11:51
Klubi i Prodhuesve nënshkruan kodin e bizneseve kundër korrupsionit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dje në kuadër të Konventës së Prodhuesve ka bërë edhe nënshkrimin e Kodit të Bizneseve kundër Korrupsionit.

Nëpërmjet këtij Kodi, anëtarët e Klubit të Prodhuesve u zotuan se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitete të tyre biznesore, se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshirjes në raste të korrupsionit, ofrimit të dhuratave apo favoreve tjera zyrtarëve publikë apo personave tjerë zyrtarë apo privat që kanë për qëllim sigurimin e privilegjeve apo përfitim të paligjshëm në favor të kompanisë.

Kodi kundër korrupsionit ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset të implementojnë aktivitete të drejta, transparente dhe ligjore. Kodi përkufizon norma, aktivitete dhe nxit motivimin e bizneseve për t’i përvetësuar dhe zbatuar standardet më të mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit nga ana e ofertës, përkatësisht korruptimi nga ana e bizneseve.

(Kosova Sot Online)