Droga nga Ekuadori me vlerë 120 milionë euro, Italia arreston shqiptarin e kërkuar

  • 20 February 2020 - 11:58
Droga nga Ekuadori me vlerë 120 milionë euro, Italia arreston shqiptarin e kërkuar

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për transport droge. Sipas mediave italiane, ndaj shqiptarit (identiteti i të cilit nuk dihet)  është lëshuar një urdhër arresti nga Greqia, pasi akuzohet se ka importuar ilegalisht,  nga shtatori 2018 deri  deri në janar 2020,  nga Amerika Jugore dhe Qendrore drejt Europës, një ton dhe 200 kilogramë kokainë.

Mësohet droga trasportohej ilegalisht nëpërmjet anijeve. Në treg kjo sasi droge kap vlerën e 120 milion eurove.  42 vjeçari pritet të ekstradohet drejt Greqisë.  Ai u arrestur teksa ishte duke udhëtuar me një makinë tip BMW me targa italiane.

Një muaj më parë u arrestaun në Greqi për trafik droge shqiptarët,  Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Në Agrinjo të Patras, shqiptarëve dhe dy marokenëve ju kap sasia prej 1.181 ton kokainë në një operacion të drejtuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe DEA. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira dhe Greqia ishte vetëm ndalesa e parë pasi më pas do të shpërndahej pjesë pjesë dhe në vende të tjera.

(Kosova Sot Online)