Kurti dhe Osmani priten me protesta në Trepçë

  • 20 February 2020 - 12:07
Kurti dhe Osmani priten me protesta në Trepçë

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës ku pritet të mbahet manifestimi për 31-vjetorin e grevës së minatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje. 

Ata kanë kërkuar që kryeministri Kurti t’i takojë këta të fundit për t’i paraqitur kërkesat e tyre.

(Kosova Sot Online)