Dyshohet për dhunë në familje dhe mbajtje të armës, arrestohet gruaja nga Prishtina

  • 20 February 2020 - 12:57
Dyshohet për dhunë në familje dhe mbajtje të armës, arrestohet gruaja nga Prishtina

Policia në Prishtinë ka arrestuar një grua e cila dyshohet për dhunë në familje dhe mbajtje të armës

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku njësiti policor ka intervenuar në rastin ku dyshohej se kishte dhunë familjare dhe armë.

Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar një grua të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë me tetë fishekë të kalibrit 7.6 milimetër.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)