Shfrytëzoi djalin për të kërkuar lëmoshë, arrestohet e më pas lirohet burri nga Ferizaj

  • 20 February 2020 - 13:05
Shfrytëzoi djalin për të kërkuar lëmoshë, arrestohet e më pas lirohet burri nga Ferizaj

Është shoqëruar në stacionin policor një person i cili dyshohet se ka shfrytëzuar birin e tij për të kërkuar lëmoshë

Rasti ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit në Ferizaj, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti dyshohet se ka shfrytëzuar të birin e tij /K për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, theksohet në raport.

(Kosova Sot Online)