Gjakovarit i gjendet një snajper në shtëpi

  • 20 February 2020 - 14:11
Gjakovarit i gjendet një snajper në shtëpi

Me kërkesë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, njësiti i hetimeve ka kontrolluar shtëpinë e një qytetari  ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, ku njësiti i hetimeve në bashkëpunim me njësitet tjera, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë – snajper të kalibrit NN dhe një pushkë me dylbi.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

“Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore, në bashkëpunim me njësitet tjera ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull/K. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë –snajper e cal NN dhe një pushkë me dylbi. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

(Kosova Sot Online)