Pse duhet të ndahet lënda e gjuhës nga ajo e letërsisë

  • 20 February 2020 - 16:52
Pse duhet të ndahet lënda e gjuhës nga ajo e letërsisë

Lënda e gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet të ndahet në dy degë. 

Është kjo një kërkesë, e cila tash e sa vite është duke u bërë nga mësimdhënës të kësaj lënde, pasi janë të mendimit që ndarja e gjuhës prej letërsisë shqipe do të ndihmojë më shumë nxënësit dhe studentët për të perfeksionuar të shprehurit dhe të shkruarit.

Se kjo ndarje duhet të ndodhë e thotë edhe profesori universitar Rrahman Paçarizi.

Madje, Paçarizi shton se kjo ndarje duhet të jetë qysh në shkollë fillore. Sipas tij, një nga problemet kryesore është edhe sistemi universitar i pa unifikuar i cili shkakton konfuzion të vazhdueshëm dhe probleme tek mësimdhënësit të cilat më pas barten edhe tek nxënësit.

E, të njëjtin mendim e ka edhe arsimtarja e gjuhës shqipe në gjimnazin filologjik, Eqrem Qabej, Leonora Kasumi. Ajo thotë se problemi kryesor qëndron tek mësimdhënësit.

Ndërkaq sipas arsimtarit Vesel Neziri, reformat arsimore jo çdo herë kanë pasur ndikim të mirë në sistemin e arsimit në vend.

Në anën tjetër, studentët dhe nxënësit mendojnë se ndarja e gjuhës dhe letërsisë në dy lëndë të ndryshme mësimore, atyre do t’ua bënte më të lehtë dhe më të efektshëm.

Ndonëse ka nisur para tri vjetëve, kjo temë vazhdon ende të diskutohet, por që nuk ka asnjë përfundim konkret.


(Kosova Sot Online)