Parashikimi: Ja kush do ta fitojë Podujevën, ky është gabimi më i madh i Agim Veliut

  • 20 February 2020 - 16:56
Parashikimi: Ja kush do ta fitojë Podujevën, ky është gabimi më i madh i Agim Veliut

“Podujevën tradicionalisht e ka fituar deri më tani LDK-ja . Ata e kanë një strukturë partiake të gjerë atje. Kandidati i LVV do të dal sipas mendimit tim i dyti, edhe kjo varet nga elektorati i kësaj komune. Megjithatë është e sigurt që LDK mundë të ballafaqohet me një sfidë edhe pse kurrë nuk dihet. Këtë e përcakton vet qytetari dhe e cakton po ashtu edhe fituesin. Gabimi më i madh i Veliut në këtë rast është ai që ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës dhe tani duke ditur autoritetin dhe ndikimin e tij në rrafshin lokal, LDK e ka humbur bukur shumë ndikimin dhe kuptimin në Podujevë. Kjo ndikon në zbehjen e madhe edhe të besimit në elektorat”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke qenë edhe partner të koalicionit në nivelin qendror, betejën e parë mes tyre pritet ta kenë në Podujevë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas zgjedhjes së Agim Veliut në pozitën e ministrit, dhe largimi i tij nga pozita e kryetarit të komunës.

E analisti politik, Blerim Burjani konsideron se për Podujevën do të zhvillohet një garë serioze dhe shumë e ashpër në mes të LVV-së dhe LDK-së, megjithëse gjasat janë shumë më reale që përsëri fitorja të jetë e LDK-së, ndonëse me rezultat shumë të ngushtë.

Image
Blerim Burjani

“LDK realisht e meriton këtë herë që ta humbë bastionin e Podujevës sepse Kryetari Veliu, ka bërë një hap të pa matur dhe shumë të gabuar duke e lënë pozitën e kryetarit të Komunës dhe marr pozitën e ministrit të Brendshëm, diçka që tregon shpërfaqjen e egos së tij për karrierë më të madhe politike dhe jo interesin e qytetarëve të nivelit lokal, për çka e ka fituar besimin në zgjedhjet për kryetar komune”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Podujevën tradicionalisht e ka fituar deri më tani LDK-ja. Ata e kanë një strukturë partiake të gjerë atje. Kandidati i LVV do të dal sipas mendimit tim i dyti, edhe kjo varet nga elektorati i kësaj komune. Megjithatë është e sigurt që LDK mundë të ballafaqohet me një sfidë edhe pse kurrë nuk dihet. Këtë e përcakton vet qytetari dhe e cakton po ashtu edhe fituesin. Gabimi më i madh i Veliut në këtë rast është ai që ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës dhe tani duke ditur autoritetin dhe ndikimin e tij në rrafshin lokal, LDK e ka humbur bukur shumë ndikimin dhe kuptimin në Podujevë. Kjo ndikon në zbehjen e madhe edhe të besimit në elektorat”, shton analisti politik, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Burjani ka hedhur akuza të rënda ndaj LDK-së dhe Agim Veliut.

“Dhënia dorëheqje e Agim Veliut është pa maturia më e madhe politike e me këtë edhe e LDK-së në total pa kuptim, është vënie në dyshim të fuqisë politike të LDK-së në pushtet në Podujevë. Kjo shkuarje në zgjedhje të reja për Podujevën ju kushton qytetarëve të Kosovës me buxhet rreth 500 mijë euro prandaj nuk është dashur të provokohet pa nevojë një proces I tillë pak përfundimit të mandatit të rregullt. Këto mjete që do të shpenzohen për zgjedhjet në këtë komunë, kanë mundur të planifikohen dhe orientohen diku tjetër, në ndonjë Projekt zhvillimor ose në projekte të mirëqenies sociale për qytetarët që kanë nevojë për strehim, dhe gjëra elementare, për shëndetësi shërim. Kjo që po ndodhë tani me Podujevën me zgjedhjet e jashtëzakonshme vjen kryekëput nga mendja e madhe për më shumë pushtet dhe nga pa kuptimësia”, deklaron Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)