Dasma u shndërrua në ferr për nusen, kur kunata e saj u shfaq e dehur

  • 20 February 2020 - 19:12
Dasma u shndërrua në ferr për nusen, kur kunata e saj u shfaq e dehur

Diçka e pazakontë ka ndodhur në një dasmë që në fund u shndërrua në një ring. Një nuse i është drejtuar Twitter-it për të treguar ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur ditën e dasmës, që supozohet të jetë dita më e bukur për një çift. Në fakt, për çiftin që po flasim ka qenë dita që ka shënuar njëkohësisht martesën dhe ndarjen e tyre. Gjithçka po shkonte mirë e bukur, derisa motra e dhëndrit u shfaq e dehur dhe filloi të bënte skena.

“Kunata ime e shndërroi dasmën tonë në ferr. Fillimisht ajo u shfaq e dehur, pastaj volli mbi tavolinën e dhuratave. Ndërkohë që po pastrohej tavolina, ajo përfitoi për të vjedhur zarfet me para që ishin dhuratë për ne që sapo ishim martuar. Në fund, i propozoi të dashurit të saj në dasmën time”, -është shprehur nusja.

E nxehur, ajo e qëlloi me grusht kunatën, por çfarë ndodhi pas kësaj nuk pritej. Për shkak të këtij veprimi të nuses, dhëndri e braktisi. Tani nusja kërkon këshillë në rrjetet sociale se si ta bëjë burrin të rikthehet tek ajo.

Ka edhe histori të tilla, kështu që duhet të jeni të lumtur që dasma juaj s’ka shkuar kështu.

(Kosova Sot Online)