Kryetari i Kamenicës ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit në Ministrinë e Arsimit

  • 20 February 2020 - 20:06
Kryetari i Kamenicës ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit në Ministrinë e Arsimit

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se Komuna që ai drejton do të ngritë kallëzim penal ndaj drejtorit të Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu.

Arsyeja e këtij vendimi është se sipas Kastratit, Istogu ka penguar reformën në arsim që po ndodhë në komunën e Kamenicës, dhe ka nxitur qytetarët e vendit që të jenë kundër reformave.

“Për të realizuar reformën në Kamenicë jemi nisur nga përgjegjësitë ligjore, obligimet institucionale e interesi i përgjithshëm shoqëror që na udhëheqë, por asnjëherë s’i kemi përjashtuar konsultimet me palët e tjera të interesit siç është Ministria e Arsimit”, ka shkruar Kastrati.

“Gjatë këtij procesi, fatkeqësisht, ka pasur edhe tentativa për pengim, për motive të pashpjegueshme. Një e tillë ka ardhur nga Drejtori i Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu”.


(Kosova Sot Online)

“Zyrtari në fjalë në njërën anë ka shpërfillur totalisht komunikimin zyrtar me komunën (katër emaile të dërguara nga komuna, nuk kanë marrë kurrë përgjigjen e z. Istogu), e në anën tjetër ka keqpërdorur pozitën e tij duke nxitur qytetarët të rezistojnë”, ka shtuar ai.

Tutje AKstrati shpjegon se pse po ngritët aktakuzë ndaj Istogut.

“Është e papranueshme të dëmtohet seriozisht një proces institucional e i ligjshëm – siç ka ndodhur nga veprimet e z. Istogu, vetëm sepse jemi mësuar të mos përballemi me pasojat e veprimeve tona.Ndaj këtij personi, ne kemi paraqitur Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda”, ka thënë ai.

“Është e papranueshme që një zyrtar i institucioneve të Kosovës të lëshojë deklarata të pamatura, të cilat kanë për pasojë fatin dhe edukimin e fëmijëve. Aq më pak kur kjo vjen nga një zyrtar që drejton Departamentin për Arsim Parauniversitar”