Ndërpreu Ramën, shikoni si e nxjerrin jashtë studentin e mjekësisë!

  • 20 February 2020 - 23:36
Ndërpreu Ramën, shikoni si e nxjerrin jashtë studentin e mjekësisë!

Një incident i pakëndshëm i ndodhi këtë të enjte kryeministrit në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë, ku njëri prej tyre i ndërpreu fjalën Ramës.

I riu tha nga vendi se mjekët sapo të diplomoheshin do të iknin nga Shqipëria, një qëndrim që u duartrokit në sallë.

Por kryeministri tentoi ta kalojë incidentin me një batutë për studentin, teksa ky i fundit po tërhiqej me forcë jashtë nga garda apo rojet e kryeministrit. Më poshtë pamjet e largimit të studentit me forcë, të postuara nga ish- kryeministri Sali Berisha.


(Kosova Sot Online)