Aksident, një nga të plagosurit ndërron jetë në spital

  • 21 shkurt 2020 - 09:21
Aksident, një nga të plagosurit ndërron jetë në spital

I plagosuri nga aksidenti që u regjistrua mbrëmë në Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Viktima është Agustin Marku 40 vjeç.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi mbrëmë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz.

Drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit.

Ai ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n.

Vetë drejtuesi i ‘Opelit’ u shpreh se nuk e pa motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.

(Kosova Sot Online)