Zbulohet një detaj shokues për sulmuesin në Gjermani

  • 21 February 2020 - 09:33
Zbulohet një detaj shokues për sulmuesin në Gjermani

Terroristi i ekstremit të djathtë që vrau nëntë njerëz në dy bare në Gjermani kishte qenë një nga kafenetë katër ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Tobias Rathjen në Hanau më pak se një javë para se të hapte zjarr në atë që po konsiderohet si një sulm terrorist racist.

Bari ishte një nga dy që Rathjen synoi të mërkurën në mbrëmje në një sulm ekstremist i cili ka ngjallur një valë frike dhe zemërimi në Gjermani.

Rathjen thuhet se hapi zjarr në një lagje migrantësh pasi postoi një video dhe një manifest me 24 faqe në internet në të cilën ai parashtroi besimet dhe teoritë e tij neo-naziste dhe teoritë konspirative.

Nëntë viktimat në bare ishin të gjithë nga një ‘sfond migrantësh’, pesë prej tyre shtetas turq, thonë autoritetet.

Pas sulmeve, edhe gjashtë persona mbetën të plagosur.

Sipas prokurorëve, Rathjen më pas shkoi në shtëpi në banesën e tij dhe qëlloi nënën e tij 72-vjeçare në kokë, dhe më pas vrau veten.

(Kosova Sot Online)