Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit që dyshohet për “vrasje në tentativë”

  • 21 February 2020 - 13:55
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit që dyshohet për “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kapllan Dreshajt, i cili është i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentaivë”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)