Rikthehet Aida Dërguti me një shaka për skandalin me Xhamajkën

  • 21 February 2020 - 14:27
Rikthehet Aida Dërguti me një shaka për skandalin me Xhamajkën

Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe ish-zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar pas skandalit me njohjen nga Xhamajka, të cilën e njoftoi Presidenti Hashim Thaçi, e që doli se nuk është e vërtetë.

Dërguti, e cila ka qenë shumë pak aktive që prej largimit nga LVV’ja, ku i dolën mesazhet duke e sharë Albin Kurti, ka shkruar për njoftimin rreth njohjes së Kosovës nga Xhamajka.

Ajo është argëtuar me ngjarjet e fundit, e ka shkruar se pasi nuk na njeh Xhamajka, mund t’i themi se a mund të njoftohemi. Sipas saj, duhet t’ia përmendim ishullit të Karaibëve këngëtarët me famë botërore, duke thënë se më shumë nuk ka nevojë të dihet.

“Ani de, nuk u bë nami që nuk po na njihka Xhamaika. Duhet me i thane Xhamaikës: a bën me u njoftu? Ne për shembull ju njohim prej Bob Marley. A keni dëgjuar për Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha? Eh, ato janë Kosova. Më shumë nuk keni nevojë me ditë se mosvet ë”, ka shkruar Dërguti.

Pas njoftimit nga presidenti Thaçin se Xhamajka e ka njohur Kosovën, kryediplomatja xhamajkane , Kamina Johnson-Smith mohoi se kjo është e vërtetë. 

(Kosova Sot Online)