Arrestohen tre persona për kontrabandim me mallra

  • 21 February 2020 - 15:05
Arrestohen tre persona për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, nën dyshimin e përfshirjes në kontrabandim me mallra.

“Pas hetimeve nga tetori i vitit të kaluar dhe grumbullimit të provave të nevojshme, dje me datën 20 shkurt 2020, Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor, me ç’rast janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar duke kontrabanduar mallra”, thuhet në komunikatën e policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit, si dhe janë sekuestruar edhe dy automjetet me të cilat janë kontrabanduar mallrat.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore.

(Kosova Sot Online)