“Dëshpërimi i Vuçiqit”, vjen paralajmërimi i fortë për Albin Kurtin

  • 22 shkurt 2020 - 07:43
“Dëshpërimi i Vuçiqit”, vjen paralajmërimi i fortë për Albin Kurtin

“Reciprociteti duhet të zbatohet vetëm kundruall të drejtave të minoriteteve dhe të qytetarëve, por taksa duhet të mbahet për të pamundësuar ndarjen dhe për ti vënë në bankën e të akuzuarve kriminelët, Qeverinë në Beograd. Pa këto dy mjete nuk mundë të ndërtohen dhe të zgjidhen drejtë çështjet. Serbia duhet të kupton se ka përgjegjësi penale, civile, shoqërore dhe detyrimore kundruall shqiptarëve. E kjo përgjegjësi në kushtet e tashme nuk realizohet pa masa të domosdoshme, sikundër është taksa. Pra, rreziku i ndarjes është i lartë dhe qëndron ende mbi territorin e Kosovës. Është ndalur por me politikën aktuale do të futet përsëri në veprim kjo ndarje”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia kishte humbur rastin për të arritur kompromis me Kosovën.

Siç ka shpjeguar Vuçiqi, pjesë e kompromisit planifikohej të jetë që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë sipas tij, ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.

E lidhur me këtë deklaratë të kreut të shtetit serb, për “Kosova Sot Online” flet profesori i së drejtës dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, pavarësisht kësaj deklaratës dëshpëruese të Vuçiqit, plani i ndarjes akoma nuk është hequr përfundimisht nga tavolina e bisedimeve, dhe rreziku i një kompromisi me pazar territoresh nuk është i përjashtuar përfundimisht.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e ndarjes së Kosovës nuk është hequr ende nga tavolina. Aktorët e ndarjes janë ende të fortë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit tonë. Mu kjo na detyron që me asnjë çmim mos të heqim taksën. Kjo për faktin se taksa është mjet i barazimit me palën serbe dhe fakt për njohje të Kosovës. Fakti se ndarja nuk është hequr nga dialogu nuk i vlen Kosovës fare, e përsërisë, fare nuk i vlen reciprociteti. Kjo për faktin se në njërën anë, se Kosova po njihet nga pala kriminale si territor serb dhe, në anën tjetër, sepse temat nuk kanë të bëjnë fare me reciprocitet. Shih për këtë njohjen e shtetit, dëmet dhe reparacionet e luftës, përdhunimet, vrasjet dhe masat tjera gjenocidiane të kryera mbi shqiptarët. Këtu nuk ka reciprocitet. Është anomali e kujtdo, pavarësisht se kush qëndron prapa kësaj, të mendohet se ky parim ndërkombëtar i zgjidh problemet me kriminelët e Beogradit nuk është e mundur”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, reciprociteti vendoset vetëm pas njohjes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, e kjo çështje akoma është larg zgjidhjes në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Reciprociteti është mjet për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme midis dy shteteve që nuk kanë përgjegjësi penale dhe borxhe të larta. Me shtetet okupuese veprohet sikundër është dhe veprohet me shtete që kanë përgjegjësi. Në raport me Serbinë do të ketë probleme të veçanta dhe shumë të rënda. Reciprociteti duhet të zbatohet vetëm kundruall të drejtave të minoriteteve dhe të qytetarëve, por taksa duhet të mbahet për të pamundësuar ndarjen dhe për ti vënë në bankën e të akuzuarve kriminelët, Qeverinë në Beograd. Pa këto dy mjete nuk mundë të ndërtohen dhe të zgjidhen drejtë çështjet. Serbia duhet të kupton se ka përgjegjësi penale, civile, shoqërore dhe detyrimore kundruall shqiptarëve. E kjo përgjegjësi në kushtet e tashme nuk realizohet pa masa të domosdoshme, sikundër është taksa. Pra, rreziku i ndarjes është i lartë dhe qëndron ende mbi territorin e Kosovës. Është ndalur por me politikën aktuale do të futet përsëri në veprim kjo ndarje. E kjo do te shpie vendin në destabilizim të lartë dhe me pasoja”, deklaron profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)