Tragjedia në Gjilan, alarmon eksperti: Kjo është gjendja skandaloze në Policinë e Kosovës

  • 22 February 2020 - 07:51
Tragjedia në Gjilan, alarmon eksperti: Kjo është gjendja skandaloze në Policinë e Kosovës

“Vitin e kaluar ishte konkursi për polic. Numri i kandidatëve ishte me dhjetëra kandidatë për një pozitë. Mendoja se policët tanë do të jenë "rambo" jo vetëm nga dukja por edhe të edukuar e përgatitur si profesionistë. Pritjet ishin të kota. Tani "të diplomuarit"po i shohim nëpër rrugë dhe nuk janë askund sipas atyre pritjeve. Janë të shkurtër, thatanik dhe të frikësuar në takim me komunitetin. Përshtypja vizuale shumë lë për të dëshiruar. Tani këta, disa prej tyre, me shumë mangësi por të armatosur, po fuqizohen edhe me armë. Armatosjen nuk po e kuptojnë se e kanë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm e jo interesin personal. Tani edhe po dalin se në aspektin psikologjik nuk janë si duhet!”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së drejtësisë dhe sigurisë, Hasan Preteni e vlerëson alarmante gjendjen në Policinë e Kosovës, e cila kulmoi së fundi me tragjedinë në familjen Bllaca në Gjilan, ku pjesëtarja e policisë së Kosovës, siç ka thënë Policia me probleme psikike ekzekutoi të gjithë anëtarët e familjes së saj dhe në fund e ekzekutoi edhe veten.

Image
Hasan Preteni

“Deri në këtë rast, por edhe disa raste të tjera të vrasjeve dhe vetëvrasjeve nga ana e policëve, për gjendjen e rëndë në policinë e Kosovës, për punësimet familjare, për nepotizmin, për krimin e korrupsionin është folur fare pak, duke e cilësuar shërbimin policor të Kosovës si një nga institucionet më profesionale, më të besueshme dhe kredibile”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo zhvillimet e këtyre viteve të fundit, dhe disa raste më të freskëta sikur ky i Gjilanit, po pasqyrojnë një gjendje tepër të rëndë edhe në këtë institucion.

Sipas Pretenit,tragjedia e rëndë që ndodhi në Gjilan, e tregon më së miri gjendjen e rëndë që mbretëron në Policinë e Kosovës.

“Kjo mungesa e transparencës po dëshmon se nuk i kemi punët mirë. Pse vetëm atëherë kur na ndodhë diçka ne duhet të informohemi drejtë. Po trumbetohet në vazhdimësi se Policia është institucioni më i besueshëm por kur po ndodhin masakrat atëherë po del se nuk është ashtu. Vitin e fundit tetë raste të vrasjeve me armë zyrtare, edhe atë jo vrasje duke e mbrojtur interesin e përgjithshëm por duke reflektuar "forcë dhe guxim" vetëm nga mendjemadhësia, prepotenca dhe budallakit tjera”, shton Preteni për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, është evidente se tashmë po keqpërdoret edhe konkursi në Polici, për të rehatuar njerëz të grupeve të ngushta të interesit, pa kredibilitet, pa profesionalizëm dhe pa kushtin elementar që është edhe aftësia psiko-fizike-shëndetësore.

E të tillët sipas Pretenit, muskujt po i tregojnë vetëm përmes përdorimit të armës.

“Vitin e kaluar ishte konkursi për polic. Numri i kandidatëve ishte me dhjetëra kandidatë për një pozitë. Mendoja se policët tanë do të jenë "rambo" jo vetëm nga dukja por edhe të edukuar e përgatitur si profesionistë. Pritjet ishin të kota. Tani "të diplomuarit"po i shohim nëpër rrugë dhe nuk janë askund sipas atyre pritjeve. Janë të shkurtër, thatanik dhe të frikësuar në takim me komunitetin. Përshtypja vizuale shumë lë për të dëshiruar. Tani këta, disa prej tyre, me shumë mangësi por të armatosur, po fuqizohen edhe me armë. Armatosjen nuk po e kuptojnë se e kanë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm e jo interesin personal. Tani edhe po dalin se në aspektin psikologjik nuk janë si duhet!”, shton eksperti i fushës së sigurisë dhe së drejtës, Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Një shtyllë kyçe e dështimit që po i kontribuon policisë së Kosovës, sipas Pretenit është Inspektorati policor dhe zingjiri tjetër komandues, i cili nuk jep llogari për asnjë dështim dhe skandal që po e përcjell policinë e Kosovës.

“Inspektorati Policor po raporton se ka krim brenda policisë, prokuroret po thonë se policia po i prish provat, psikologët po thonë se kanë shumë punë me polic, armët zyrtare nuk po sigurohen si duhet, të çmendurit mund ti vjedhin çelësat, dhomat e dëshmive thyhen dhe vidhen në pikë të ditës dhe në anën tjetër asnjë shkarkim, asnjë largim, asnjë dorëheqje. Gradime me tonelata, pasurime të pa justifikueshme, pozicionime politike, eprorët policor mundë edhe të shkojnë në detyra tjera por atyre do të ju ruhet vendi. Privilegje dhe pagesa e punë askund”, shprehet Preteni për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, është një moment tepër i rëndësishëm që me këto ndryshime politike që kanë ndodhur së fundi në qeverisje të vendit, të fillohet me urgjencë edhe vendosja e rregullit dhe llogaridhënies edhe në polici.

“Nuk duhet të presim që të na ndodhe edhe ndonjë tragjedi e brendshme ose edhe ndonjë masakër me përmasa të mëdha e tek atëherë të veprojmë diçka. Qeveria filloi me largimin e bordeve të pasuksesshme. Këtë trend duhet vazhduar edhe në Kuvend dhe gjetiu. Të shfrytëzohet baza ligjore dhe të gjitha organet mbikëqyrëse të veprojnë. Pastrimin gjeneral në institucionet që nuk kanë performancë pozitive. Meritokraci si kriter fondamental të jetë në kuptimin e plotë të fjalës”, përfundon Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)