Sulmohet me thikë shqiptari në mes të autobusit, dërgohet me plagë të shumta në spital

  • 22 February 2020 - 09:10
Sulmohet me thikë shqiptari në mes të autobusit, dërgohet me plagë të shumta në spital

Një shqiptar, ende i paidentifikuar është shulmuar me thikë në autobusin 509 të linjës Leoforo Thiseon-Dionisio në periferi të Athinës.

Nga informacionet e para mësohet se shqiptari është plagosur nga sulmi me thikë në duar dhe në këmbë, dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Sipas dëshmitarëve okularë, dy – tre të panjohur hynë brenda autobusit, u drejtuan drejt shqiptarit dhe e goditën me thikë dhe më pas u larguan duke zbritur nga autobusi.

Duket se shqiptarit ata i kishin bërë pritë. Vihet re se as shoferi dhe as banorët e tjerë nuk u prekën nga sulmi. Në vendin e ngjatjes, ka mbritur ambulanca, si dhe forcat e policisë, të cilat kryen dhe hetimet për rastin.

Ndërkohë që shqiptari u dërgua drejt spitalit, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)