Dyfishohet numri i rasteve të koronavirusit në Korenë Jugore

  • 22 shkurt 2020 - 10:47
Dyfishohet numri i rasteve të koronavirusit në Korenë Jugore

Autoritetet e Koresë Jugore njoftuan të shtunën se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 433.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i raportoi 142 raste të reja në konferencën e mëngjesit dhe 87 të tjera pasdite.

Besohet që shumica e këtyre personave janë infektuar nga një grua që mori pjesë në një meshë në qytetin Daegu.

Numri i vdekjeve në Kinë ka shkuar në 2345, ndërsa shifra e personave të infektuar në më shumë se 76 mijë, shkruan “Reuters”.

Pavarësisht rënies së rasteve të reja në Kinë, virusi po vazhdon të përhapet në vendet e tjera, përfshirë edhe Italinë, ku u regjistrua vdekja e parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se situata mund të dalë nga kontrolli, nëse nuk merren masat e nevojshme.

(Kosova Sot Online)