Pranga dy vëllezërve, tregtonin lëndë narkotike

  • 22 February 2020 - 11:53
Pranga dy vëllezërve, tregtonin lëndë narkotike

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Fier pasi në lokalin e tyre përdornin dhe tregtonin lëndë narkotike.

Në prangat e bluve kanë rënë 40-vjeçari me iniciale D.B dhe 27-vjeçari me iniciale E.B.

Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

(Kosova Sot Online)