Një i plagosur pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë

  • 22 February 2020 - 12:25
Një i plagosur pas të shtënave gjatë natës në Prishtinë

Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur të shtëna me armë zjarri tek hotel “Grandi” në Prishtinë.

Pas aksionit të Policisë është arrestuar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr. Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë”.

Krasniqi ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)