Hoti harron pak sulmin me vezë, me Shefin e LDK’së koordinojnë punët e Zëvendësministrave

  • 22 February 2020 - 15:43
Hoti harron pak sulmin me vezë, me Shefin e LDK’së koordinojnë punët e Zëvendësministrave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, sot janë takuar me pesë zëvendësministrat e LDK’së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se secili nga zëvendësministrat do të ndihmoj ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.

“Pesë zevëndesministrat nga LDK-ja kanë marrë dje detyrën në arsim, financa, drejtësi, kulturë, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashkë me Kryetarin Mustafa për të biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin që do të kemi në kuadër të Qeverisë së re. Secili nga ta do të ndihmojnë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është shndërruar në plan pune për të gjitha dikasteret e Qeverisë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, sot në mëngjes Hoti është sulmuar me vezë. Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)