Arben Gashi mbron Hotin, thotë se Shtetit s’i duhen vogabondët lokalë

  • 22 February 2020 - 16:55
Arben Gashi mbron Hotin, thotë se Shtetit s’i duhen vogabondët lokalë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili sot në mëngjes u sulmua me vezë.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Gashi ka thënë se sulmi ndaj Hotit është një akt i ulët e qyqar i atyre që propozojnë konfrontim në vend të bashkëpunimit dhe izolim në vend të përparimit ekonomik.

Tutje, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për miq ndërkombëtar dhe jo për vagabonda lokal.

“Nuk ka asnjë kuptim që betejat politike të udhëhiqen me hedhje vezësh e gurësh ndaj të tjereve që nuk mendojnë si ti. Sulmi ndaj zv.kryeministrit Hoti është një akt i ulët e qyqar i atyre që propozojnë konfrontim në vend te bashkëpunimit, izolim ne vend te përparimit ekonomik”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)