Biznesmeni shqiptar “çudit” policinë pasi u kap me pistoletë në aeroport: E kisha harruar

  • 22 shkurt 2020 - 17:47
Biznesmeni shqiptar “çudit” policinë pasi u kap me pistoletë në aeroport: E kisha harruar

Një biznesmen është shoqëruar nga policia në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për shkak se është kapur me armë.

Burime për Gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se i arrestuari është Besnik Leka, i cili po udhëtonte drejt Italisë në momentin që është ndaluar nga policia e Rinasit.

Burimet nga policia kriminale në Rinas bëjnë me dije se biznesmeni Leka kishte harruar në çantën e tij një pistoletë dhe kjo ka bërë që ai të arrestohet.

Besnik Leka është banues në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit, ndërsa mësohet se ai ka disa aktivitete në fushën e biznesit.

Arma që ai po tentonte të kalonte drejt Italisë, është zbuluar nga skaneri në aeroportin ndërsa kur është pyetur për të ai ka deklaruar se e kishte harruar në çantë.

Ndër të tjera biznesmeni Leka është shprehur se armën e mbante për vetëmbrojtje.


(Kosova Sot Online)