Nervozohet Hoxha i Nismës, i drejtohet VV-së: Tash durojeni vezët

  • 23 February 2020 - 09:21
Nervozohet Hoxha i Nismës, i drejtohet VV-së: Tash durojeni vezët

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, reagoi ndaj një deklarata të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila dënoi gjuajtjen me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Nagavci shkroi se të gjuash me vezë nuk të bën në vetvete opozitar dhe opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënie të propozimeve e ideve alternative.

Hoxha replikoi duke thënë se nuk e mbron askënd për rastin ndaj Hotit por i vjen mirë që Vetëvendosje e ka kuptuar që me vezë nuk bëhet opozitë porse të njëjtën metodë e kanë aplikuar të parët pikërisht partia e Kurtit. 

“Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të ve zëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni” shkroi Hoxha.

(Kosova Sot Online)