Qytetarja nga Skenderaj ngacmohet seksualisht me mesazhe në Viber

  • 23 February 2020 - 11:25
Qytetarja nga Skenderaj ngacmohet seksualisht me mesazhe në Viber

Në stacionin policor në Skenderaj, një qytetare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve telefonike

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Skenderaj, ku viktima ka bërë të ditur se është duke u ngacmuar me mesazhe telefonike përmes rrjetit social Viber, nga një person i panjohur.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)