Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Istog

  • 23 February 2020 - 11:32
Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Istog

Në fshatrat Suhogërll dhe Prigodë të Istogut janë gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në fshatin Suhogërll rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku një qytetar ka njoftuar policinë se në një fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit ndërkaq njësiti për deminim i FSK’së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt. 

Është në fshatin Prigodë të Istogut, mjeti i dyshuar është gjetur në një fushë nga një qytetar i cili e ka lajmëruar rastin në polici.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq FSK’ja ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt, njofton policia në raporton 24 orës.

(Kosova Sot Online)