Tragjedi në Kumanovë, humbin jetën tre fëmijë

  • 23 February 2020 - 12:12
Tragjedi në Kumanovë, humbin jetën tre fëmijë

Sipas informatava jozyrtare, në fshatin Rahmanli të Kumanovës, gjatë djegies së shtëpisë, kanë humbur jetën tre fëmijët që jetonin aty.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit është bombola e gazit, me të cilën është shërbyer familja.

Ende nuk është konfirmuar rasti nga autoritetet zyrtare. Ekipet e zjarrfikesve dhe ndihma e shpejtë janë në terren.

(Kosova Sot Online)