Virusi në Itali/ Nis histeria e blerjeve, boshatisen supermarketet

  • 23 February 2020 - 12:31
Virusi në Itali/ Nis histeria e blerjeve, boshatisen supermarketet

Ashtu siç ndodhi në Hong Kong e Filipine, edhe në Itali me t`u përhapur alarmi i koronavirusit, njerëzit në Dolo kanë vërshuar nëpër supermarkete për të bërë furnizimin me ushqime, në rast se do të detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë.

Paniku nuk ka vonuar t`i mbërthejë banorët e kësaj zone në Itali. Njerëzit thonë se duan të jenë të përgatitur për rastet kur mund të shkohet deri në mbylljen e dyqaneve e qendrave tregtare. Një prej tyre, baba i dy fëmijëve i identifikuar vetëm si S.G., kishte mbushur makinën më ushqime e tha për Adnkronos se duan të jenë të përgatitur për cdo situatë. 

Në Dolo, komunë e Venetos, është regjistruar një rast pozitiv ndaj virusit tek një pacient, i cili gjendet aktualisht në terapi intensive. Ndërkohë është aktivizuar dhe një grup Whatsapp-i ku përcillen lajmet më të fundit mbi virusin, e përmës të cilave qytetarët informohen mbi cdo risi të lidhur më situatën.

Frika se epidemia e koronavirusit mund të zgjasë për muaj të tërë, ka shkaktuar panik mes banorëve të Hong Kong-ut, që druhen se mallrat bazike do të nisin të mbarojnë, ndaj janë sulur të bëjnë furnizime, teksa supermarketet kanë nisur të zbatojnë një “politikë racionimi” , duke i detyruar klientët të blejnë vetëm nga dy artikuj, të cilat i kanë me pakicë.

(Kosova Sot Online)