Si ta kuptoni koronavirusin, ja simptomat pas të cilave urgjent duhet kërkuar ndihma e mjekut

  • 23 February 2020 - 12:32
Si ta kuptoni koronavirusin, ja simptomat pas të cilave urgjent duhet kërkuar ndihma e mjekut

Rekomandimet standarde për të parandaluar përhapjen e infeksionit përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes si kollitja dhe teshtitja.

Koronaviruset janë familja e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme. 

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Disa koronaviruse mund të transmetohen nga njeriu te njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

Deri tani nuk ka asnjë vaksinë të kësaj sëmundjeje dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re. A ka një trajtim/mjekim për koronavirusin e ri? Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

(Kosova Sot Online)