Parashikimi: Kjo është sfida më e vështirë e koalicionit Vetëvendosje-LDK

  • 23 February 2020 - 13:08
Parashikimi: Kjo është sfida më e vështirë e koalicionit Vetëvendosje-LDK

“Edhe letra e urimit e kryeministrit të Britanisë së Madhe shpreh të njëjtën linjë për ndryshimet e shumë kërkuar dhe përkrahja do jetë e vazhdueshme për Qeverinë Kurti, gjithmonë nëse kjo e fundit vazhdon me reforma dhe veprime që e largojnë krimin dhe korrupsionin, gjë që duke shpresuar se shkarkimet nuk do të ndodhin me emërime nga militantë të koalicionit dhe njerëz të pa aftë. Imazhi i Kosovës përmirësohet pastaj nga vetë sponsorizuesit e Kosovës, kur kjo e fundit tregohet një projekt i suksesshëm përndryshe ne bëhemi barrë për ta duke qenë se i japim material armiqve të perëndimit kundër Kosovës dhe Perëndimit, sikur që ka qenë deri më tani”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe politologu, Gurakuç Kuçi duke përcjellë mesazhet që po i vijnë në vazhdimësi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit nga burrështetas të vendeve mike të Kosovës, dhe kërkesën e secilit prej tyre që Kosova t’i shpallë luftë frontale krimit e korrupsionit, thotë se kjo betejë do të jetë një nga sfidat më të vështira të këtij koalicioni të ri qeverisës.

Së fundi, në urimin e Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson për Albin Kurtin, me rastin e marrjes së pozitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, në mes tjerash Johnson thotë se mezi pret të bashkëpunoj si partnerë, në mënyrë që Kosova dhe rajoni më i gjerë të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues, dhe për këtë qëllim, shprehet një mbështetje e fuqishme në agjendën për ta luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Pritja e madhe dhe pozitive e analistit Kuçi për sukses në këtë fushë, vjen nga fillimi pozitiv i ndryshimit të personelin jo meritor të qeverisjes së deritashme nëpër institucionet e rëndësisë së veçantë, nga qeveria e re e koalicionit LVV- LDK.

Image
Gurakuç Kuçi

“Krimi dhe korrupsioni luftohen vetëm me ndryshimin e njerëzve, subjekteve politike, sepse krimin dhe korrupsioni nuk mund të luftohen nga krijuesit e tyre. Nëse një klasë politike ka bërë një politikë të gabuar ekonomike mund ta përmirësoj atë sepse është një gabim analitik, por te krimi dhe korrupsioni ndryshon çështja dhe këtu duhet të ndryshohen njerëzit. Njerëzit që e kanë krijuar krimin dhe korrupsionin nuk e luftojnë vetveten sepse krimi dhe korrupsioni nuk janë gabime analitike por veprime të qëllimshme subjektive. Ndryshimin e njerëzve në politikë vazhdimisht e kanë kërkuar ndërkombëtarët nëpërmjet thirrjeve “mos i votoni njerëzit e korruptuar” dhe thirrja e fushata të ngjashme dhe me rastin që ndodhi ky ndryshim, patjetër që u mirëprit nga ndërkombëtarët sepse ata në Kosovë nuk gjenin njerëz të aftë as për bashkëpunim dhe se projektet e tyre kur i dërgonin vetëm zhvateshin”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, edhe mesazhi që kryeministrit Kurti i ka ardhur së fundi nga homologu i tij britanez, shkon në këtë frymë.

“Edhe letra e urimit e kryeministrit të Britanisë së Madhe shpreh të njëjtën linjë për ndryshimet e shumë kërkuar dhe përkrahja do jetë e vazhdueshme për Qeverinë Kurti, gjithmonë nëse kjo e fundit vazhdon me reforma dhe veprime që e largojnë krimin dhe korrupsionin, gjë që duke shpresuar se shkarkimet nuk do të ndodhin me emërime nga militantë të koalicionit dhe njerëz të pa aftë. Imazhi i Kosovës përmirësohet pastaj nga vetë sponsorizuesit e Kosovës, kur kjo e fundit tregohet një projekt i suksesshëm përndryshe ne bëhemi barrë për ta duke qenë se i japim material armiqve të perëndimit kundër Kosovës dhe Perëndimit, sikur që ka qenë deri më tani”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

“Projekti i shtet-bërjes së Kosovës, është në momentet e fundit që të ndryshoj qasje për ta vazhduar ekzistencën për të mos u futur në projektet e fuqive të mëdha për ndarje gjeopolitike duke e shpërbërë Kosovën”, përfundon Kuçi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)