Bernie Sanders e shpall fitoren në Nevada

  • 23 February 2020 - 14:35
Bernie Sanders e shpall fitoren në Nevada

Senatori i Vermont-it dhe kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Bernie Sanders, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e shtetit Nevada, duke e forcuar kështu edhe më shumë pozitën e parë.

“E kemi bërë bashkë një koalicion me shumë gjenerata dhe shumë raca për të fituar në Nevada, por ai do ta përfshijë tërë vendin”, tha Sanders para përkrahësve të tij në San Antonio.

Ndonëse nuk janë raportuar të gjitha rezultatet e votimit, pritet që vendin e dytë në këto zgjedhje ta ketë Joe Biden, ndërsa pas tij ndodhen kandidatët Pete Buttigieg dhe Elizabeth Warren. 

Zgjedhjet në Nevada erdhën në një moment kritik brenda garës në Partinë Demokratike, vetëm një javë para zgjedhjeve në Karolinën Jugore dhe para të ashtuquajturës “Super e Marta”, kur do të votohet në 14 shtete.

Rezultati pozitiv për kandidatin Sanders u shënua pas rezultateve pozitive edhe në Ioëa dhe New Hampshire, shkruan “The Guardian”.

“Bernie Sanders nënkupton shpresë për mua”, tha Donny Brooks, student 19-vjeçar në Universitetin e Nevadas.

(Kosova Sot Online)