Skandali me njohjen nga Xhamajka, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

  • 23 February 2020 - 16:13
 Skandali me njohjen nga Xhamajka, ndizet alarmi i rëndë për Kosovën

“Reforma në shërbimin diplomatik duhet të niset sa më parë Reforma në shërbim diplomatik duhet të sepse dihet që përmes këtij shërbimi nuk mundë të zgjidhen problemet sociale të partive, përmes dërgimit të njerëzve të tyre nëpër vende të botë kinse për të prezantuar partitë atje por duhet ta prezantojnë shtetin. E deri më tash në mesin e këtyre përfaqësuesve kemi fare pak njerëz adekuat, që mundë të numërohen me dy tre gishta”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

 

Pas skandalit që plasi në këtë fundjavë me njoftimin për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës, njoftim ky i rrejshëm dhe i sajuar nëpërmes kanaleve zyrtare diplomatike të shtetit të Kosovës, fillimisht  nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, për të shkuar pastaj te Presidenti Thaçi dhe tutje gjithandej në opinioni publik, ka reaguar profesori i njohur universitar, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Burjani e sheh këtë skandal si pasojë e rrjetit të dështuar diplomatik të cilin e kanë ndërtuar të gjitha qeverisjen e deritanishme, duke rehatuar militantët politikë dhe familjarët e tyre. 

Profesor Burjani ka thënë për “Kosova Sot Online” se ky rast nuk duhet të heshtet, por duhet të zbardhet se si erdhi deri te dezinformata.

“Kush e lëshoi qoftë gabimisht apo me qëllim, dhe të shërben si shkas i fuqishëm për qeverinë e re që të reformohet në tërësi politika e jashtme dhe shërbimi diplomatik i Kosovës. Njoftimi për njohje të re për Kosovën ishte i nxituar, i pa matur , pa marr njoftimin zyrtar që i dërgohet MPJ-së, pra notës verbale me shkrim. Derisa nuk përfundojnë të gjitha këto formalitete nuk duhet festuar siç ka ndodhur me këtë rast. Kjo mundë të jetë edhe nxitim i hershëm nga padituria dhe mungesa e kulturës politike e diplomatike sepse dihet fare mirë që Kosova ka diplomat të pa shkolluar. Ka vetëm diplomat partiak. Ky skandal që i ndodhi shtetit të Kosovës me këtë rast duhet të shërben si alarm që në mënyrë urgjente të bëhet pastrimi,  departizimi i shërbimit diplomatik të Kosovës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, nëse analizohet përbërja e tanishme e shumicës së përfaqësive diplomatike të Kosovës nëpër botë, konsuj apo ambasador, del se ata janë thjeshtë militant të partive politike, servil të liderit apo kanë shkuar aty me lidhje të tjera kliemteliste. 

“Nuk kemi profesionistë dhe njerëz adekuat në këtë shërbim kryesisht kemi plotë njerëz partiak, e fatkeqësisht në mesin e tyre edhe disa ambasador që deri dje nuk kanë qenë më shumë se përkthyes të shefit të tyre, përkthyes të Hashimit Thaçit. Është fatkeqësi e madhe dhe paraqesin një imazh të zymtë për shtetin e Kosovës shumica prej tyre kur e shohim se në këtë shërbim kemi jo vetëm përkthyes të thjeshtë, por edhe ndonjë mësues të dobët, matematikanë, agronom, kemi edhe ndërtimtar madje, të gjithë këta të pa edukuar për një gjithë këta të pa edukuar në një proces të rregullt mësimor. Plot e përlot familjar e partiak. Kemi një nepotizëm tepër të madh në shërbimin diplomatik të Kosovës prandaj nga padituria e tyre po vijmë deri të skandalet e ndryshme dhe situatat sikur që e patëm këtë me “njohjen” nga shteti i Xhamajkës. Nuk mund të kemi shërbim diplomatik serioz e të suksesshëm me njerëz që kanë kaluar aty me metoda korruptive , me nepotizëm dhe janë gjysmë analfabetë”, shton profesor Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, duhet me urgjencë që të ndodhë një reformim i thellë i këtij shërbimi. 

“Reforma në shërbimin diplomatik duhet të niset sa më parë Reforma në shërbim diplomatik duhet të sepse dihet që përmes këtij shërbimi nuk mundë të zgjidhen problemet sociale të partive, përmes dërgimit të njerëzve të tyre nëpër vende të botë kinse për të prezantuar partitë atje por duhet ta prezantojnë shtetin. E deri më tash në mesin e këtyre përfaqësuesve kemi fare pak njerëz adekuat, që mundë të numërohen me dy tre gishta”, deklaron Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)