Instagrami i Kurtit: Ndiqet nga 80 mijë njerëz, ndjek vetëm 1

  • 23 February 2020 - 16:42
Instagrami i Kurtit: Ndiqet nga 80 mijë njerëz, ndjek vetëm 1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që prej marrjes së postit, ka qenë në vëmendje të qytetarëve dhe mediave. Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Instagram

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Kurti mori votat e qytetarëve për të qeverisur me vendin, ka ndryshuar edhe përditshmëria e tij.

Tashmë janë javët e para të Kurtit si kryeministër, ndërkaq përveç punëve, atij i janë shtuar edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Instagram, Kurti numëron mbi 80 mijë ndjekës. Por, ai nuk e ndjek asnjë prej tyre.

I vetmi profil të cilin Kurti e ndjek në Instagram është ai i partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

(Kosova Sot Online)