Pas vezëve, AAK kërkon tryeza për taksën

  • 23 February 2020 - 17:26
Pas vezëve, AAK kërkon tryeza për taksën

Grupi Parlamentar i AAK’së, të hënën do të organizojë tryezë lidhur me taksën 100 për qind, për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga AAK’ja.

“Pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit. Si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj të dielën ka porositur kreun aktual të qeverisë Albin Kurtin që mos të dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës që Haradinaj e kishte vendosur ndaj produkteve serbe.

(Kosova Sot Online)