Ish themeluesi i LPK-së e paralajmëron rëndë Albin Kurtin

  • 23 February 2020 - 18:17
 Ish themeluesi i LPK-së e paralajmëron rëndë Albin Kurtin

“Kosova duhet të veproj. Asaj dhe popullit shqiptar nuk i duhen populistët dhe teoricienët që nxjerrin teori. Kosovës i duhen veprimet konkrete që e shërojnë plagën e rëndë të bërë nga okupatori serb. E këtë duhet ta bëjë Qeveria. Është detyrë imediate. Për atë ka ardhur në pushtet prandaj nuk duhet pritur”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

“Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që ai nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij e re ka detyrim moral ta bëjë pikërisht atë që është zotuar. Nëse jo, Kurti do të bëhet një udhëheqës tjetër i Kosovës që pështyn në fytyrat e panumërta të qytetarëve, vetëm për të shënuar pikë politike, siç ka bërë Presidenti Thaçi. Dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte kundër popullit tuaj, zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë”, ka thënë shkrimtari dhe intelektuali serb Milosh Çiriç. 

Image
Muhamet Kelmendi

E lidhur me këtë kërkesë të shkrimtarit serb drejtuar Kurtit, për “Kosova Sot Online” ka folur Profesori i së drejtës, njëri ndër themeluesit e LPK-së, Muhamet Kelmendi.

Sipas profesor Kelmendit, Kurti ka ardhur në pushtet me premtime shumë të mëdha, ndër të cilat ka qenë trajtimi i krimeve dhe dëmeve të luftës, padia dhe kushtëzimi ndaj shtetit serb, prandaj të gjitha këto janë duke i pritur që të realizohen në vepër.

“Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha. Me këto premtime edhe i fitoj zgjedhjet dhe u bë kryeministri. Deri tash nuk po shoh asgjë që ka filluar për të realizuar. Asnjë vendim konkret në fushat e premtuara nuk është nxjerr. Nuk kemi asnjë lëvizje në shëndetësi, në arsim, në çështjet sociale, si në pensione e në ndihma. Kështu është edhe në drejtësi dhe në fushën e luftimit të krimit. Natyrisht se është herët për të dhënë konkludime për mos veprim. Dua të besoj se do të veproj. Edhe në raport me shtetin kriminal serb nuk po shoh asnjë lëvizje”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sa iu përket dëmeve dhe krimeve të luftës, Kelmendi thotë se Kurti është dashur të ia thotë Vuçiqit që në takimin e parë ballë për ballë që ka pasur me të në Munchen të Gjermanisë.

“Dhe ka gabuar që nuk ja ka thënë, por ka luajtur me retorikën e tij politikë që më shumë ka qenë e dëmshme për Kosovën se sa që e ka sfiduar presidentin serb,Për më tepër kemi deklarata qesharake, sikurse ajo në Munschen kur tha: "Në vitin 1999 është liruar Kosova nga Serbia dhe tash në këtë kohe duhet të lirohet Serbia nga Kosova". Kjo është shumë qesharake dhe e dëmshme, sepse Kosova nuk ka luftuar për tu liruar Serbia. Në Munchen është dashur të dilet me fakte për dhunën dhe terrorin serbomadh, për përdhunimet e bëra dhe për dëmet e shkaktuara. Atje duhej të flitej se shteti i Kosovës është stabilizues dhe se Ballkani dhe Evropa janë më shumë stabile se më herët. Natyrisht se e gjithë kjo duhej të përfundonte si bazë për dialog njohja reciproke. Kjo do të tregonte qëllimin e shtetit tonë dhe kështu do të merrte kahen. Por, aty u fol edhe për hartat dhe presidentët, sikundër edhe për integrimet. Kuptohet se e kanë vendin, por ato nuk mundë dhe nuk duhet të zëvendësojnë qëllimet kryesore, faktet pse duhet akuzuar Serbia për gjenocide etj”, shton profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Kelmendit, qeveria e re dhe kryeministri Kurti nuk duhet të vonohen në adresimin e padisë ndërkombëtare për krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë, sikurse që nuk duhet të vonohet edhe në kërkesën konkrete për kompensimin e atyre dëmeve të luftës. 

“Kosova duhet të veproj. Asaj dhe popullit shqiptar nuk i duhen populistët dhe teoricienët që nxjerrin teori. Kosovës i duhen veprimet konkrete që e shërojnë plagën e rëndë të bërë nga okupatori serb. E këtë duhet ta bëjë Qeveria. Është detyrë imediate. Për atë ka ardhur në pushtet prandaj nuk duhet pritur”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)