115 vrasje të pazbuluara pas luftës në Pejë

  • 23 shkurt 2020 - 20:15
115 vrasje të pazbuluara pas luftës në Pejë

Rajoni i Pejës, ishte arenë e vrasjeve të shpeshta pas luftës në Kosovë. Pavarësisht se në Kosovë ishte prezente edhe Administrata e UNMIK’ut, e më vonë edhe EULEX’it, këto vrasje asnjëherë nuk janë zbardhur.

Me këto raste tani po merret Prokuroria Themelore e Pejës, ndërsa numri i vrasjeve në këtë rajon është shumë i madh.

Deri me tani janë identifikuar 115 vrasje.

Në kuadër të këtyre rasteve të shënjestëruara është edhe një vrasje që kishte ndodhur pas luftës në Klinë.

Në atë kohë, në këtë vend ishte vrarë një qytetar rom, ndërsa për këtë rast tashmë Prokuroria e Pejës ka identifikuar një person si të dyshuar.

Në kuadër të këtyre rasteve  merr vesh se është edhe rasti i vrasjes së Enver Haradinajt, vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Madje edhe ish kryeministri edhe është intervistuar kohë më parë rreth këtij rasti.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Pejës, ankohen në numrin e vogël të prokurorëve që merren me këto raste.

Janë të rezervuar në dhënien e informatave rreth këtyre rasteve, pasi që konsiderohen si raste të ndjeshme dhe mund të dëmtohen hetimet.

(Kosova Sot Online)