Në Gjermani nuk ka kosovarë të prekur nga koronavirusi

  • 23 February 2020 - 20:17
Në Gjermani nuk ka kosovarë të prekur nga koronavirusi

Koronavirusi është kthyer në shqetësim global duke prekur rreth 80 mijë persona në mbarë botën. Mbi 2500 prej tyre nuk mbijetuan.

Virusi po përhapet me të madhe edhe në vendet e Europës, aty ku shumë kosovarë jetojnë.

Vetëm në Gjermani deri më tani janë regjistruar 19 raste me koronavirus.

Deri më tani nuk ka kosovarë rë prekur nga ky virus.

“Si Ambasadë e RKS jemi në gjendje gatishmërie për të njoftuar për çdo rast. Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë merret me këtë çështje intensivisht dhe ka hapur linjat e komunikimit për të gjithë shtetasit e saj dhe misionet në këtë vend. Tash për tash nuk ka të dhëna për të prekur nga ky Virus me shtetësi nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Po ashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se 19 personat e prekur nga koronavirusi në Gjermani, shumica prej tyre tashmë kanë pasur trajtim dhe janë liruar.

(Kosova Sot Online)