Kryetari i vetëm që ka përmbushur të gjitha premtimet

  • 23 February 2020 - 21:17
Kryetari i vetëm që ka përmbushur të gjitha premtimet

Instituti GAP ka publikuar raportin për të gjitha komunat dhe kryetarët e tyre.

Në analizë janë marrë premtimet e kryetarëve që janë bërë gjatë fushatës së vitit 2017, kur u mbajtën zgjedhjet komunale në të gjithë Kosovën.

Sipas këtij raporti, kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka përmbushur 10 nga 16 premtimet e bëra gjatë fushatës, 4 i ka afër përfundimit dhe dy projekte i ka filluar tani, ndërkohë që ka kohë deri në tetor të vitit 2021 të përfundojë ato.

Suma është kandidat i pavarur. Ai ka tre mandate si kryetar i komunës. 

(Kosova Sot Online)