1759 mjete hekurudhore të Kosovës gjenden në Serbi

  • 23 February 2020 - 21:44
1759 mjete hekurudhore të Kosovës gjenden në Serbi

1759 mjete hekurudhore të Kosovës gjenden në Serbi

Me ndërmjetësimin e Richard Grenell, është nënshkruar një marrëveshje e cila do të mundësojë hapjen e një linje hekurudhore legale mes Kosovës e Serbisë. Mirëpo, aktualisht një linjë ilegale ekziston. E duke ekzistuar kjo linjë, mbi 1 mijë mjete hekurudhore që janë pronë e Kosovës gjenden në territorin e Serbisë.

Një linjë hekurudhore por ilegale ekziston mes Kosovës e Serbisë.

Krahas saj me një marrëveshje mes dy shteteve, Prishtina e Beogradi shprehin interesin për hapjen e një linje legale.

Por, pak kush e di që një numër i madh i mjeteve hekurudhore që janë në pronë e Kosovës, gjenden në Serbi.

Saktësisht janë 1 mijë e 759 mjete, ku përfshihen lokomotiva, mjetë lëvizëse për mirëmbajtje, lokomotiva manovruese, trena motorik, vagonë të udhëtarëve e vagonë të mallrave që i përkasin Kosovës e që gjenden ne territorin e Serbisë.

Një statistikë të tillë e konfirmon Shkumbin Hyseni, që është anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativë të Hekurudhave.

Por,  edhe Serbia ka  mjete lëvizëse hekurudhore brenda Kosovës.

Janë rreth 509 mjete lëvizëse hekurudhore me pronësi të pa definuar.

Hyseni thotë që në këtë rast të dy palët humbin sepse asnjëra nuk mund ti dërgojë jashtë vendit këto mjete për t’i riparuar, në qoftë se një nevojë e tillë del.

Ai tregon që kanë dërguar ankesa në drejtim të organeve kompetente, por që kanë qenë të pa suksesshme.

Hyseni e përshëndet marrëveshjen e nënshkruar në Munih për hekurudha, teksa thotë që shpreson që në mes të kësaj marrëveshje ceket edhe zgjidhja e kësaj çështje.

(Kosova Sot Online)