Kosova me planin e reagimit për koronavirusin

  • 23 February 2020 - 22:14
Kosova me planin e reagimit për koronavirusin

Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirusin.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë plan parashihen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale që kanë të bëjnë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.

“Ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivite ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut. Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër “- njofton Ministria.

(Kosova Sot Online)