“Fshesa” në Ministrinë e Jashtme, Konjufcës i vjen kërkesa urgjente për Shkëlqim Devollin

  • 24 February 2020 - 07:27
“Fshesa” në Ministrinë e Jashtme, Konjufcës i vjen kërkesa urgjente për Shkëlqim Devollin

“Dihet fare mirë që për këto pozita që kanë qenë këta 14 konsull, për shumicën e tyre është përgjegjës vetë Behgjet Pacolli për shkak se ju ka dhënë këto pozita personave që nuk janë të kualifikuar dhe që janë të lidhur ngushtë me grupe të caktuara të interesit, e kryesisht me partitë Politike dhe me lidhjet familjare të njerëzve në politike dhe në vendet kuqë të qeverisjes nga partnerët e koalicionit PAN. Në këtë pikë hyn edhe emërimi i jashtëligjshëm i Shkëlqim Devollit i shpallur Konsull Nderi në Mal të Zi. Prandaj është tepër e arsyeshme që edhe për këtë të reagon Glauk Konjufca , ku të njëjtit pa vonesë duhet ti merret titulli i Konsullit”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, duke e vlerësuar pozitivisht fillimin e pastrimit të rrjetit përfaqësues diplomatik të shtetit të Kosovës, me disa shkarkime që ndodhën nga vendimi i fundit i Ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, thotë se kjo ‘fshesë’ në diplomaci nuk duhet të ndalet.

Sipas Grapcit, shkarkimi i 14 personave nga pozitat e konsujve, është një hap i madh në këtë drejtim mirëpo me këtë masë vlerësimi dhe spastrimi duhet vazhduar.

Image
Dardan Grapci

“Krye diplomati Kosovar Glauk Konjufca me të drejtë i ka shkarkuar 14 persona nga pozitat e Konsullit, duke e ditur që jo vetëm këta të 14-tit, por ka edhe të tjerë që nuk kanë bërë asgjë pozitive gjatë mandatit të tyre si Konsuj në shtetet ku janë caktuar, prandaj kjo fshesë e pastrimit duhet të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, thotë Grapci për Kosova Sot Online”.

Në shënjestër të këtij “gjahu” të filluar, sipas Grapcit duhet të jenë edhe emërimet e fundit nga ish Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i cili në mënyrë tinëzare dhe të kundërligjshme, e kishte emëruar Shkëlqim Devollin Konsull nderi në Republikën e Malit të Zi.

“Dihet fare mirë që për këto pozita që kanë qenë këta 14 konsull, për shumicën e tyre është përgjegjës vetë Behgjet Pacolli për shkak se ju ka dhënë këto pozita personave që nuk janë të kualifikuar dhe që janë të lidhur ngushtë me grupe të caktuara të interesit, e kryesisht me partitë Politike dhe me lidhjet familjare të njerëzve në politike dhe në vendet kuqë të qeverisjes nga partnerët e koalicionit PAN. Në këtë pikë hyn edhe emërimi i jashtëligjshëm i Shkëlqim Devollit i shpallur Konsull Nderi në Mal të Zi. Prandaj është tepër e arsyeshme që edhe për këtë të reagon Glauk Konjufca , ku të njëjtit pa vonesë duhet ti merret titulli i Konsullit”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Me këto veprime të fundit, me këto shkarkime të kësaj fundjave, po dëshmohet seriozisht që MPJ-ja do të këndellet shumë shpejtë dhe politika e jashtme e Kosovës do të depërton më thellë me ndikimin e vetë pozitiv , për përfitim edhe të njohjeve të reja, në arenën ndërkombëtare. Kjo do të arrihet nëse krye diplomati i Kosovës Glauk Konjufca punon me nderë dhe me plotë përgjegjësi, duke mos i lënë gjarpërinjtë e ish Qeverisë Haradinaj për ta manipuluar situatën kohë pas kohe. Vetëm në këtë mënyrë jam i bindur që edhe drejtësia do të arrihet pa problem dhe pa pengesa që ti trajton ata që kanë abuzuar me këto pozita në të kaluarën e tyre gjatë shërbimit në shërbimin diplomatik të Kosovës i cili është i njohur për skandalet e shumta”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)