“226 shtëpi luksoze Arbër e Latif Kryeziut”, Abdixhikut i kërkohet hetimi dhe anulimi i lejes ndërtimore

  • 24 February 2020 - 07:36
“226 shtëpi luksoze Arbër e Latif Kryeziut”, Abdixhikut i kërkohet hetimi dhe anulimi i lejes ndërtimore

“Nuk është ky vendim i Ministrit Lumir Abdixhiku vetëm goditje kundër keq qeverisjes së Shpend Ahmetit, por është një goditje serioze dhe e guximshme kundër rrjetit të mafies ndërtimore në Prishtinë, një mafie e lidhur edhe me politikën e nivelit të lartë, jo vetëm me Shpend Ahmetin. Prandaj është koha që ministri të mos ndalet vetëm me kaq, të kërkon edhe hetimin e lejes ndërtimore për “ROYAL Green Residence” që Shpend Ahmeti ia dha për 226 shtëpi luksoze Arbër e Latif Kryeizu”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pas vendimit për anulimin e tenderit 110 milionësh për autostradën Prishtinë-Gjilan, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Ai ka anuluar edhe ndërtimin e lagjes në afërsi të liqenit të Badovcit.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivimit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka thënë Ministri Abdixhiku duke e publikuar lajmin për këtë vendim në llogarinë tij në rrjetin social Facebook.

Këtë veprim të Ministrit Abdixhiku, e kanë mirëpritur dhe vlerësuar shumë lartë edhe analistët politikë.

Për këtë zhvillim të fundit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ragip Guraziu.

Guraziu thotë se vendimi i Abdixhikut është edhe një ndëshkim i madh për kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili i ka lejuar kushtet e ndërtimit dhe ka dhënë lejen ndërtimore.

Sipas Guraziut, ngjashëm duhet të veprohet edhe me projektet tjera që po planifikohen, dhe ato të cilat veç janë të pajisur me leje ndërtimore, e që paraqesin rrezik për Liqenin e Badovcit.

Image
Ragip Guraziu

“Me të vërtetë nuk e di se ku do ta bëjë vendin tani Shpend Ahmeti. Ai ,Shpendit ish VV-së të cilit tani pas ardhjes në Qeveri po i hakmerret seriozisht për të gjitha abuzimet që i ka bërë gjatë mandatit të tij qeverisës, ish subjekti i i tij politik. Po i hakmerret nëpër mes Ministrit të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku që vjen nga LDK-ja falë koalicionit që doli nga zgjedhjet parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar. Veprimi i radhës dhe pa vonesë, mendoj që duhet të jetë hetimi i lejës ndërtimore që Shpend Ahmeti ia dha për 226 shtëpi luksoze Arbër e Latif Kryeizu, por për të cilën nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit, që rrezikon seriozisht edhe kjo lagje Liqenin e Badovcit. Mendoj që edhe për këtë rast duhet të ndiqet rruga ligjore, të hetohet, të zbardhet e vërteta. Urgjentisht të veprojë Ministria dhe ti merret leja ndërtimore edhe këtij projekti”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Me veprimet e ngjashme, sipas Guraziut po fillon t’i ndalet turri dhe t’i ngushtohet rrethi i veprimit mafisë ndërtimore në komunën e Prishtinës, që sidomos në këtë mandatin e dytë, ka krijuar një lidhje të fortë kriminale me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, humbësin e madh të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Nuk është ky vendim i Ministrit Lumir Abdixhiku vetëm goditje kundër keq qeverisjes së Shpend Ahmetit, por është një goditje serioze dhe e guximshme kundër rrjetit të mafies ndërtimore në Prishtinë, një mafie e lidhur edhe me politikën e nivelit të lartë, jo vetëm me Shpend Ahmetin. Prandaj është koha që ministri të mos ndalet vetëm me kaq, të kërkon edhe hetimin e lejes ndërtimore për “ROYAL Green Residence” që Shpend Ahmeti ia dha për 226 shtëpi luksoze Arbër e Latif Kryeizu”, përfundon analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)