Skandali me Xhamajkën, akuza e rëndë: Ja dy personat përgjegjës për mashtrimin...

  • 24 February 2020 - 07:41
Skandali me Xhamajkën, akuza e rëndë: Ja dy personat përgjegjës për mashtrimin...

“Përtej kësaj njoftimin e bërë për gjoja njohjen nga Xhamajka e bëri i pari presidenti i vendit z. Thaçi, më pas u përcoll me deklarata edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili deklaroi se gjoja është punuar shumë për këtë njohje, pra e tërë kjo u dukë si një garë për të marrë meritat e diçkaje që në fakt nuk kishte ndodhë, dhe mendoj se kjo sit a quash tallje me shtetin e Kosovës nga ana e këtyre zyrtarëve, nuk duhet të kaloj pa sanksione”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë e konsiderojnë skandal të madh, pa përgjegjësi dhe pa pjekuri të madhe politike e institucionale skandalin që ndodhi ditën e enjte me ‘njohjen’ e shtetit të Kosovës nga Xhamajka.

E lidhur me këtë mashtrim dhe skandal që përfshiu Kosovën, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri i bënë përgjegjës kryesor ambasadoren Vlora Çitaku dhe presidentin Hashim Thaçi, ngase sipas tij, komunikimi i parë kishte ndodhur pikërisht në mes të këtyre dyve, dhe më pastaj ishte dezinformuar i gjithë opinioni publik dhe bartësit e institucioneve tjera të shtetit, përfshirë këtu edhe Ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Image
Nexhat Haziri

“Përgjegjësia për këtë lajm të rrem gjoja për njohjen nga Xhamjaka të pavarësisë së Kosovës, duhet të jap cilido nga zyrtarët e diplomacisë së vendit që ka dhënë këtë njoftim te paverifikuar. Me sa kemi informata këtë informacion në ministrinë e jashtme të Kosovës e ka dërguar ambasadorja Vlora Çitaku, që vërtetë përbën një skandal të madh të saj, përkundër që ambasadorja Çitaku ka qenë e suksesshme në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare , në veçanti në SHBA dhe pranë OKB-së ne seancat e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Çështja me lajmin e rreme të kësaj njohje nga Xhamajka duhet seriozisht të shqyrtohet, pasi godet seriozitetin e institucioneve të shtetit, sidomos diplomacisë, e cila edhe ashtu në kohën e pianistëve ishte bërë objekt tallje për shkak të skandaleve të mëdha dhe punësimin e militantëve analfabet, por kishte bërë që edhe imazhi i vendit në arenën ndërkombëtare te ishte mjaftë negativ”, , thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, opinioni besoi në këtë informatë mashtruese për faktin se ajo u lansua nga Presidenti, prandaj edhe përgjegjësia kryesore i takon atij.

“Përtej kësaj njoftimin e bërë për gjoja njohjen nga Xhamajka e bëri i pari presidenti i vendit z. Thaçi, më pas u përcoll me deklarata edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili deklaroi se gjoja është punuar shumë për këtë njohje, pra e tërë kjo u dukë si një garë për të marrë meritat e diçkaje që në fakt nuk kishte ndodhë, dhe mendoj se kjo sit a quash tallje me shtetin e Kosovës nga ana e këtyre zyrtarëve, nuk duhet të kaloj pa sanksione”, deklaron Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)