Vjen ‘goditja’ e rëndë: Ja pse vendosën ta zbulojnë planin, treshja kriminale Vuçiq-Thaçi-Rama

  • 24 February 2020 - 07:48
Vjen ‘goditja’ e rëndë: Ja pse vendosën ta zbulojnë planin, treshja kriminale  Vuçiq-Thaçi-Rama

“Koha e mashtrimeve Vuqiq, Thaçi, Rama, paska përfunduar, e tash a do të del në pah përbindëshi i quajtur Vuqiq dhe trazimi i Ballkanit nga ai, mbetet të shihet. Në realitet, kjo që po e tregojnë këta, është vetëm një pjesë e vogël e tërësisë së quajtur copëtim i Ballkanit si rrjedhojë shembull i njëjtë do të ndiqej edhe në Evropë dhe shtetet e ish Bashkimit Sovjetik të kërcënuara nga Rusia”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke folur së fundi rreth dialogut të zhvilluar me Kosovën, Presidentin Hashim Thaçi dhe ndërmjetësimin e BE-së deri në momentin e vendosjes së takës 100% nga ish Qeveria Haradinaj, ka thënë se Serbia ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do ta paguajë çmimin në të ardhmen.

Siç ka shpjeguar Vuçiq, si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pamundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanët kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.

E lidhur me këtë deklaratë të presidentit serb, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, doktor Hysni Aliu.

Image
Hysni Aliu

“Krejt kjo që e ka thënë Vuqiq po i nxjerr në sipërfaqe si plotësisht të vërteta ato që janë thënë edhe më parë në kanale jo zyrtare, por që kanë qenë dhe mbeten akoma shqetësuese si projekt për ndarjen e shtetit të Kosovës dhe jo vetëm , por për një hartë akoma më të gjerë, ndarjen dhe rirreshtimin e Ballkanit në përmasa të ndryshimit të hartës se Evropës që e synojnë disa shtete të bllokut të lindjes nën ndikimin e frymës pan sllaviste të ndikuar nga Rusia. Vuqiqi, po e tregon atë që e kam shkruar unë kaherë, dhe ky e ka ditë shumë më herët se unë. Ky është një viktimizim amatoresk për budallenjtë, ashtu siç ishte viktimizim intervista e para disa netësh e Baton Haxhiut. Tash ka mbetur vetëm edhe Hashim Thaçi që të viktimizohet, e ti qet në fushë të gjitha të zezat e veta”, thotë doktor Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, koha do ta zbulojë fare shpejtë qëllimin e dekonspirimit të planit të ndarjes, e që sipas tij, mundë të jetë vetëm arsyetim për turpin e atyre që deshën ta trazojnë jo vetëm rajonin duke vizatuar harta të reja, por edhe më gjerë një hapësirë me përmasa evropiane.

“Tani me të drejtë shtrohet pyetja pse po ndodhë pikërisht tani, a ndërlidhet kjo me Qeverinë Kurti e cila do ua zbuloj sekretet e këta po i tregojnë më herët, apo ndërlidhet me planin Trump-Grenell dhe heqjen e taksës pas së cilës Serbia nuk ka arsye të shpikura për të mos negociua, kjo mbetet të shihet. Koha e mashtrimeve Vuqiq, Thaçi, Rama, paska përfunduar, e tash a do të del në pah përbindëshi i quajtur Vuqiq dhe trazimi i Ballkanit nga ai, mbetet të shihet. Në realitet, kjo që po e tregojnë këta, është vetëm një pjesë e vogël e tërësisë së quajtur copëtim i Ballkanit si rrjedhojë shembull i njëjtë do të ndiqej edhe në Evropë dhe shtetet e ish Bashkimit Sovjetik të kërcënuara nga Rusia”, përfundon analisti politik, doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)